Shqipëria luan sonte ndeshjen më të rëndësishme të viteve të fundit, në udhëtim tek Serbia.
Jo vetëm për shkak të historisë, por edhe se ky është ‘treni i fundit’ i kuqezinjve për një biletë në Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm, shkruan Arbresh.info.
Kjo përballje e madhe fillon nga ora 20:45.
Tashmë lojtarët kanë mbërritur në hapësirat e stadiumit “Dubocica” të Leskovcit, ku do të zhvillohet përballja e sotme.
Delegacioni i Shqipërisë si dhe autobusi i kombëtares u përcollën nën masa të rrepta sigurie.
Deri më tani nuk është raportuar për asnjë problem. Mbetet të shihet nëse gjithçka do të vazhdojë kështu edhe përgjatë takimit, i cili është i vlefshëm për xhiron e gjashtë të kualifikimeve për Botëror./Arbresh.info
Seanca e së hënës, Cakolli: Shkelje e pastër kushtetuese
Hyseni e VV-së fton opozitën t’i bashkohet ‘‘raundit të dytë...
Zgjedhja e presidentit, Hamza: Jemi përballë një akti të rre...
Miftaraj: Haxhiu po tenton krijimin e kuorumit artificial pë...
Elisa Spiropali i përgjigjet Ramës: Më përjashto
Kandidatura e Feride Rushiti në qendër të vëmendjes, reagon ...