Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti në një takim zyrtar shefin e misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës, Giovanni Pietro Barbano.
Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Kosovës, gjatë këtij takimi u diskutua për gjendjen aktuale të sigurisë në vend, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe përgatitjet policore për procesin zgjedhor.
“Me datën 09.10.2025 drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha me bashkëpunëtorë priti në një takim shefin e misionit të EULEX-it në Republikën e Kosovës z. Giovanni Pietro Barbano. Gjatë këtij takimi u diskutua rreth gjendjes aktuale të sigurisë në vend, si dhe për ngritjen e mëtejme të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, për ta pasur një ambient sa më të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Ndër temat e diskutuara ishte edhe ajo për planifikimin dhe angazhimin policor në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku tanimë Policia e Kosovës veçse ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme policore në aspektin e sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit
Abdixhiku i prerë me Kurtin: A doni marrëveshje politike me ...
Vuçiq njofton tubim të madh pro-qeveritar në Beograd për Vid...
Ushtarët e KFOR-it realizojnë stërvitje për evakuim me helik...