Një grua 49-vjeçare është arrestuar nga policia në Fier, pasi ka goditur një avokat.
Policia thotë se ka arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura.
Dyshohet se 49-vjeçarja ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasen V. Xh., 49 vjeçe, banuese në fshatin Mbrostar Ura, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ka goditur në zyrë, shtetasin A. K., 59 vjeç, banues në Fier, i cili është avokati që përfaqëson djalin e saj, në procesin gjyqësor kundër prindërve”-njofton policia./tch
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...