Sot Gjykatën Themelore të Mitrovicës, vazhdon seanca ndaj nënkryetarit të Listës Serbe dhe deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, si dhe Urosh Vukashinoviqit për sulmin fizik kundër gazetarëve në protestën e 2023-s në Leposaviq, ku pati edhe shumë të lënduar.
Seanca e caktuar me 18 shator nuk i mbajt dhe ishte shtyrë për datën 9 tetor, për shkak të pretendimeve nga mbrojtja se nuk janë pranuar shkresat e nevojshme nga Prokuroria.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sllavko Simiq dyshohet se ka nxitur protestuesit që t`i sulmojnë mediat, ndërsa Urosh Vukashinoviq është i dyshuar për pjesëmarrje aktive në dhunë. Të dy të akuzuarit po përballen me akuza të rënda në lidhje me ngjarjet e datës 16 qershor 2023, kur gjatë një proteste në Leposaviq, gazetarët shqiptarë u sulmuan fizikisht dhe me mjete të forta nga turma e protestuesve.
Prokuroria e ngarkon Simiqin me veprën penale “Pjesëmarrje në turmë që kreu vepër penale dhe huliganizëm”, ndërsa Vukashinoviqin me “Sulm” dhe të njëjtën vepër penale të turmës. Gjatë incidentit, dy gazetarë kanë pësuar lëndime të rënda trupore nga goditjet me grushte, shqelma, tulla, bojë dhe mjete të tjera.
Shtyrja e seancës erdhi pasi avokatët e të akuzuarve pretenduan se shkresat nuk ishin pranuar plotësisht ose fare.
Pritet që për seancën të ftohen edhe gazetarët./rtk
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...
Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, shpërblehet me medalje