Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje të rregullt, në të cilën ka marrë disa vendime.
– Miratuar kërkesën që në Pakon e Ringjalljes Ekonomike të shtohet masa 3.8 – Bursa e Mobilitetit për Studentë. Sipas kësaj mase, studentët me të ardhura nën mesataren e të ardhurave në Kosovë do të përfitojnë bursë të mobilitetit që do të përllogaritet në raport me largësinë e vendbanimit të studentëve nga universiteti. Vlera e kësaj masa arrin shumën prej 20 milionë euro;
– Miratuar vendimin për mbështetje financiare të njëhershme në shumë prej 100 euro për të gjithë studentët që plotësojnë kriteret, ashtu që ata dhe familjet e tyre ta kenë më të lehtë përballimin e kostove që ndërlidhen me fillimin e vitit të ri akademik. Vlera e përgjithshme e kësaj mbështetje është 6 milionë euro;
– Miratuar vendimin përfundimtar të shpronësimit për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit: Menaxhimi Mbeturinave të Ngurta 11-1V, Deponia e Re Sanitare, Zona Kadastrale Lutogllavë, Komuna e Pejës. Deponia e Pejës dhe deponitë e tjera të përfshira në projektin prej 45 milionë euro, që e financojmë bashkërisht me Bashkimin Evropian dhe KfW-në, janë pjesë e investimeve më të mëdha që po realizohen në sektorin e mbeturinave në Kosovë;
– Miratuar vendimin preliminar të shpronësimit për interes publik, të pronave të paluajtshme të cilat janë të nevojshme për realizimin e Projektit Infrastrukturor për Interes Publik, “Ndërtimi i Urës mbi Lumin Ibër” që lidhë Mitrovicën e veriut dhe Mitrovicën e jugut. Me miratimin e vendimit preliminar, konfirmohet ligjshmëria e procesit te shpronësimit të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e infrastrukturës përcjellëse në kuadër të projektit “Ndërtimi i Urës mbi Lumin Ibër”;
– Miratuar vendimin për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i Projektit: Ndërtimi i kyçjes së Vitisë në Autoudhën “Arbër Xhaferi” (Prishtinë-Hani i Elezit). Ky projekt arrin vlerën afër 3 milionë euro dhe si projekt infrastrukturor mundëson dhe qarkullim më të shpejtë në ekonominë lokale dhe lidhje të barabartë me pjesën tjetër të vendit;
– Ndarë 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevojë në kuadër të zbatimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike;
– Miratuar Programin për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike. Qëllimi kryesor i këtij Programi është të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për konsumatorët e cenueshëm në sektorin e energjisë elektrike. Familjet që kanë qenë përfituese nga programi në vitin e fundit nuk kanë nevojë të ri-aplikojnë përveç në rastin kur e kanë ndryshuar vendbanimin dhe orëmatësin e energjisë elektrike. Programi në fjalë mbështet familjet e cenueshme që kanë të ardhura mesatare më pak se 150 euro/muaj/anëtar, dhe që kanë prona të paluajtshme me vlerë më pak se 100,000 euro. Subvencionimi aplikohet për faturat e periudhës tetor-mars, dhe paguhet direkt në llogari të konsumatorit, pas leximit të orëmatësve – pra në muajin pasues. Ditëve në vijim do të ndahen udhëzimet dhe detajet sa u përket aplikimeve të reja dhe/apo ndryshimeve të orëmatësve;
– Ndarë 2.5 milionë euro shtesë për subvencionimin e teksteve dhe materialeve mësimore për vitin akademik 2025/2026;
– Ndarë 50 mijë euro për realizimin e projektit për Integrimin e Trashëgimisë Kulturore në Planifikimin Hapësinor, përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara;
– Ndarë 150 mijë euro për realizimin e projekteve përmes marrëveshjeve me trupat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara./Arbresh.info/
Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën
Rama publikon pamjet: Transformimi i Spitalit Onkologjik vaz...
Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit
Autobusi me 40 student bie në humnerë në Kolumbi, 16 të vdek...
“E kam vërejt që është ftohë”, Edi dhe Dolce drejt ndarjes?
Moti sot në Shqipëri me ulje të temperaturave