Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar qytetarët e komunës së Prishtinës që në zgjedhjet e 12 tetorit ta votojnë kandidatin e LVV-së për kryetar, Hajrulla Çekun.
Kurti ka thënë se me Çekun kryetar Prishtina do të bëhet qyteti që frymon zhvillim, kulturë, sport e inovacion.Sipas tij, zgjedhjet e 12 tetorit janë referendum për të ardhmen e kryeqytetit.
“Zgjedhja është e thjeshtë: ose për Prishtinën e stagnimit, privatizimit e korrupsionit, ose për Prishtinën e barazisë, zhvillimit dhe vizionit. Zgjedhja e duhur është vetëm një: Hajrulla Çeku. Një njeri i thjeshtë, i përkushtuar, i ditur, i kulturuar, e me rezultate të mëdha. Hajra është profesionist i vërtetë. Para së gjithash, me magjistraturë në Qeverisje dhe Zhvillim Lokal, ai e ka dëshmuar veten si një nga ministrat më të mirë që ka pasur Kosova. E mbi të gjitha, është vizionar: me platformën “Prishtina 2035”, ai ka një plan të qartë për një Prishtinë funksionale, të pastër, të gjelbër e përplot jetë”- ka thënë Kurti në një video-mesazh.
Zgjedhjet për kryetar të komunave në Kosovë do të mbahen më 12 tetor 2025./Arbresh.info/
Merz: Rënia e Iranit do të kishte pasoja të rënda edhe për n...
Arbeloa beson se Mbappe do të udhëtojë me skuadrën në Manche...
Irani kërcënon Europën/ Ambasadori iranian në OKB: Nuk e për...
Heqja e fusnotës vlerësohet hap pozitiv për Kosovën
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara gjatë vikendit në K...
Kurti emëron Donika Gërvallën Koordinatore Kombëtare për mbr...