Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ku është diskutuar mbi ecurinë e reformave dhe procesin e integrimit evropian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali ka theksuar se bashkëpunimi me ambasadorin Gonzato është thelbësor për avancimin e Shqipërisë drejt hapjes dhe mbylljes së kapitujve të anëtarësimit në BE, shkruan Arbresh.info.
“Me Ambasadorin Gonzato çojmë përpara partneritetin e plotë 🤝 për sfidat e integrimit dhe punën që na pret në çdo sektor, për mbylljen e kapitujve, si dhe ngritjen e standardeve të mirëqeverisjes, ekonomisë dhe shoqërisë,” u shpreh Spiropali.
Takimi vjen në një moment të rëndësishëm për Shqipërinë, ndërsa vendi synon të përshpejtojë reformat kyçe që lidhen me sundimin e ligjit, administratën publike dhe zhvillimin ekonomik në përputhje me kriteret e Kopenhagës./Arbresh.info/
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama
E dhimbshme/Pas një sëmundjeje të rëndë, vdes i riu nga Hajv...
Bordi i ZRRE-së pret në takim Misionin e FMN-së, flasin për ...
Prebeza mbështet Marshin “Drejtësi, jo politikë”...
Familja shqiptare u shua nga helmimi me gaz në Itali, fqinji...
Nis numërimi mbrapsht: Çka mund të ndodhë me pozitën e presi...