Ministri në dorëheqje i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas vdekjes së policit Shemë Mustafa.
Përmes një postomi në Facebook, Sveçla u ka shprehur ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të Mustafës, duke shtuar se shërbimi i tij me përkushtim dhe guxim në mbrojtje të kufijve, do të mbetet shembull frymëzues për pjesëtarët tjerë policor.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të zyrtarit policor Shemë Mustafa, pjesëtar i Policisë Kufitare, i cili dy vite më parë ishte rrëmbyer nga njësitë speciale të Serbisë gjatë kryerjes së detyrës, thellë në territorin e Republikës së Kosovës. Shërbimi i tij me përkushtim dhe guxim në mbrojtje të kufijve tanë do të mbetet shembull frymëzues për pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe për brezat që do t’i bashkohen asaj.
Sipas tij, përkundër gjendjes jo të mirë shëndetësore, polici Mustafa gjithmonë ishte i gatshëm dhe në detyrë.
“Pavarësisht vështirësive shëndetësore, ai gjithmonë ishte në detyrë, përkrah kolegëve të tij, duke dëshmuar ndjenjën e lartë të përgjegjësisë dhe dashurinë për atdheun.Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Mustafa, për kolegët me të cilët ai shërbeu me nder e përkushtim, si dhe për mbarë Policinë e Kosovës. I lehtë i qoftë dheu i Republikës sonë!”, shkruan Sveçla.
Ndryshe, Shemë Mustafa, ish-polici i Kosovës nga Mitrovica, në qershor të vitit 2023 bashkë me dy policë të tjerë, ishin rrëmbyer nga Serbia./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Vdes Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...