Albulena Fazliu është mjeke dhe shqiptarja e vetme në një grup anijesh, të quajtura Global Sumud Flotilla, që po udhëton në Mesdhe për të dërguar ndihma humanitare për Gazën.
Një pjesë e anijeve që arritën disa qindra milje detare nga bregu i Gazës u ndaluan nga ushtria izraelite dhe personat në to, mes tyre edhe politikanë të lartë, u ndaluan. Por përpjekja e këtyre aktivistëve për të arritur në Gaza nuk ka reshtur.
“Izraeli, përveç se bombardon civilët, mes tyre edhe një numër të madh fëmijësh, po ashtu ndalon hyrjen e ndihmave në Palestinë. Kjo nismë përfshin një valë të parë anijesh, e cila kishte rreth 43 anije. Në këto anije jemi afërsisht 100 mjekë dhe gazetarë, në shenjë simbolike për mjekët dhe gazetarët të cilët vriten në mënyrë sistematike nga shteti i Izraelit”, tregon Fazliu në një intervistë në A2 CNN.
Ajo tregon gjithashtu se situata në Gaza është alarmante. “Sistemi shëndetësor është në buzë të kolapsit. Po ngarkohet gjithmonë e më shumë çdo ditë”.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...