Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas batutës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për presidentin Donald Trump, një shaka e bërë në praninë e presidentit të Francës, Macron dhe Presidentit të Azerbajxhanit, Aliyev.
Pyetur nga gazetari i Top News Xhoi Malësia nëse komentet e Rames janë marrë në kontekst negativ ose ndikojnë në marrëdhëniet dypalëshe, Nënsekretarja e Shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Anna Kelly, dha përgjigje krejtësisht diplomatike.
“Presidenti Trump ka bërë më shumë për stabilitetin global, se sa çdo lider tjetër në botë!”.
Batuta e Ramës në prani të dy lidereve të tjerë u përshkruan si ‘tallëse’ nga disa prej mediumeve më prestigjioze të botes, por ishte vetë Kryeministri i cili përgënjeshtroi duke thënë se një moment gazmor është tjetërsuar me qëllime dashakeqe.
Vetë Rama përmendi gjithashtu rendimentin pozitiv të Trump për t’u angazhuar në zgjidhjen e konflikteve.
Roy Keane kundër Michael Carrick: Manchester United ka nevoj...
Rama nis vizitën në Izrael, ndalet në Nova Site: Një tempull...
Të pagjeturit, kërkohet presion më i madh ndërkombëtar ndaj ...
Ylli fiton me rikthim ndaj Vëllaznimit
Policia në veri të Mitrovicës ndalon një veturë me mall të k...
Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e mom...