Temperaturat kanë pësuar një rënie të ndjeshme në zonat verilindore të vendit, të cilat janë përfshirë nga reshje shiu dhe bore.
Në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë qenë kryesisht në formë bore.
Njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga bora, duke sjellë një pamje të vërtetë dimërore. Deri në këto momente nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim.
Megjithatë, drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes, për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit në rrugë. /Tch/
Trump paralajmëron Iranin për mundësinë e një sulmi të ri: T...
8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vak...
Piqué kërcënon gjyqtarin pas ndeshjes, rrezikon pezullim der...
Horoskopi 3 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Bien çmimet e derivateve në Shqipëri
Çfarë çoi në ‘përplasjen’ midis kancelarit të Gjermanisë dhe...