Komandanti i FSK-së Gjenerallejtënant Bashkim Jashari priti në takim lamtumirës Komandantin e KFOR-it Gjeneral Major Enrico Barduani
Fillimisht Gjeneral Jashari falënderoi Gjeneral Barduani për shërbimin e tij si Komandant i KFOR-it, duke vlerësuar lartë bashkëpunimin dhe shprehur mirënjohje për punën e tij.
Pastaj të dy gjeneralët diskutuan për zhvillimet në FSK, trajnimet, stërvitjet, sfidat, operacionet dhe aktivitetet e tjera të FSK-së. Gjithashtu u diskutua edhe për situatën aktuale të sigurisë vendore dhe rajonale.
Në fund të takimit gjeneralët diskutuan edhe për bashkëpunimin e tanishëm në mes të FSK-së dhe KFOR-it dhe u pajtuan për nevojën e zgjerimit të këtij bashkëpunimi edhe më tutje, gjë që do të ishte në të mirën të sigurisë dhe paqes në vend dhe rajon./Arbresh.info
Dy të arrestuar pas hedhjes së eksplozivit pranë shtëpisë së...
Çmimet e banesave në Prishtinë kanë shënuar ngritje
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...