Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar sot orarin e xhiros së tetë në Superligën e Kosovës.
Për dallim nga javët e tjera ku të gjitha ndeshjet u luajtën ditën e diel, këtë javë do të ketë përballjen në dy ditët e fundjavës, shkruan Arbresh.info.
Derbi mes Prishtinës dhe Ballkanit, i cili do të luhet në Kampin Nacional në Hajvali dhe sfida mes Malishevës e Llapit janë dy ndeshjet e para të kësaj jave, të cilat luhet ditën e shtunë.
Kurse derbi i Anamoravës mes Gjilanit dhe Dritës luhet ditën e diel.
Përveç derbit më të madh në Kosovë, e diela ka në program edhe sfidat mes Dukagjinit dhe Prishtinës së Re, si dhe Ferizajt me Drenicën.
Të gjitha këto përballje luhen me fillim nga ora 15:00./Arbresh.info
Ambasadori i Luksemburgut kritikon mediat pasi kryeministri ...
Kryeministri i ri hungarez, Magyar pritet të betohet më 9 ma...
Trump: Irani “po shembet financiarisht” nga kriza në Hormuz
Komandantin e KFOR-it: Situata e sigurisë në Kosovë aktualis...
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare