Është shënuar Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar, që sivjet mbahet nën moton: “Personat e moshuar nxisin veprimin lokal dhe global: Aspiratat, mirëqenia dhe të drejtat tona”.
Në këtë ditë, institucionet shëndetësore dhe organizatat ndërkombëtare theksuan rëndësinë e kujdesit për këtë grupmoshë, si dhe nevojën për politika që mbështesin mirëqenien, pjesëmarrjen dhe integrimin e tyre në shoqëri. Drejtoresha e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Ardita Baraku, tha se plakja e popullsisë është një dukuri globale, e cila tashmë po reflektohet edhe në Kosovë.
Ndërsa përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, doktori Shaban Osmanaj, theksoi se rritja e numrit të të moshuarve kërkon prioritete të reja në kujdesin shëndetësor dhe institucional.
Edhe organizatat ndërkombëtare nënvizojnë nevojën për mbështetje më të madhe për këtë kategori. Përfaqësuesja e UNFPA-së, Visare Mujku Nimani, tha se personat e moshuar, veçanërisht ata me aftësi të kufizuara, përballen me sfida të mëdha në shoqëri.
Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar mbetet një thirrje për kujdes më të madh institucional dhe shoqëror, për t’i bërë të moshuarit pjesë aktive të jetës publike dhe për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse.
KESCO me thirrje për kursim të rrymës
Ky është orari i konferencave të KQZ-së për zgjedhjet nesërm...
Liverpool e mbyll vitin me fitore ndaj Wolves
LQShA: Thirrje për mbrojtjen e sovranitetit dhe mosndërhyrje...
Ish-krerët e UÇK-së në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e së d...
Aksident masiv në Japoni mes 67 automjeteve, raportohet për ...