Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar një automjet të tipit Mercedes G63, i vitit 2022, me vlerë rreth 160 mijë euro.
Sekuestrimi i automjetit është bërë me kërkesë të autoriteteve gjermane, pasi ekziston dyshimi se pronari i tij kishte detyrime të pashlyera lidhur me këtë automjet.
Në vend që t’i përgjigjej kreditorit, pronari kishte larguar automjetin nga Gjermania, ndërsa i njëjti është gjetur në Kosovë, konkretisht në qytetin e Suharekës.
Automjeti është sekuestruar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren dhe për veprimet e mëtejme do të veprohet sipas udhëzimeve të institucioneve përgjegjëse të drejtësisë.
“Ky operacion paraqet një shembull të qartë të bashkëpunimit të ngushtë mes Policisë së Kosovës dhe institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, veçanërisht me ato të vendeve të Bashkimit Evropian.”, thuhet në njoftim.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në forcimin e sundimit të ligjit dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për drejtësi dhe siguri.”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Skandali me dosjen “Epstein”, arrestohet ish-princi Andrew
Gazeta britanike shkruan për Thaçin në deklaratën përmbyllës...
Hamza pret ambasadorin e Austrisë, e falënderon për përkrahj...
Zbulohet një klip i ri i skandalit: Vinicius Jr provokoi tif...
IKD dorëzon kërkesë për debat parlamentar mbi moszbatimin e ...
“Ishalla na lehtëson Zoti”, Gjesti bën të ditur se do të agj...