Zyra e BE-së në Kosovë përmes një komunikate për media, kanë kërkuar që anëtari i ri i Këshillit Prokurorial të zgjidhet përmes një procesi të drejtë që tërheq kandidat të mirë për të njëjtën pozitë.
“Pas njoftimit të Këshillit Prokurorial të Kosovës për një anëtar të ri, BE-ja në Kosovë bën thirrje për një proces të drejtë që tërheq kandidatë të fortë dhe siguron zgjedhjen e një anëtari, integriteti dhe profesionalizmi i të cilit do të forcojë sistemin prokurorial të Kosovës në dobi të publikut”, thuhet në njoftimin e Zyrës.
Nga Zyra e BE-së kanë thënë se do ta monitorojnë procesin e përzgjedhjes së anëtarit të ri të KPK-së.
“Duke pasur parasysh rëndësinë e reformës së vazhdueshme të Këshillit, siç përcaktohet në ndryshimet e fundit në Ligjin për KPK-në, BE-ja do të monitorojë nga afër procesin e përzgjedhjes. Procedurat transparente dhe të bazuara në meritë janë thelbësore për përparimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën e saj të integrimit në BE.”, përfundon reagimi./Arbresh.info/
Aksidenti tragjik hekurudhor, MEPJ në kontakt me Spanjën nës...
Shpallet në kërkim Egzon Reshani, i dyshuari për tentim vras...
Blerta Deliu kërkon rinumërim të plotë të votave
“Nuk ndiej më detyrim të mendoj vetëm për paqen”, Trump jep ...
KFOR-i stërvitet për beteja të afërme
Hamza: Rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën ësht...