NATO ka “rritur vigjilencën” në Baltik, pasi Kopenhaga raportoi për një inkursion me dronë në hapësirën ajrore të Danimarkës, tha një zëdhënës i aleancës ushtarake perëndimore.
Masat e shtuara përfshijnë “disa platforma të inteligjencës, mbikëqyrjes dhe zbulimit dhe të paktën një fregatë kundërajrore” në rajonin në perëndim të Rusisë, tha zëdhënësi i NATO-s, Martin O’Donnell, gjatë një konference për media.
O’Donnell tha se udhëheqja e NATO-s “ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me udhëheqësit danezë” lidhur me incidentet me dronë, që janë të fundit në një sërë shkeljesh të hapësirave ajrore të shteteve anëtare të aleancës.
Shfaqjet misterioze të dronëve në Danimarkë dhe Norvegji që nga e hëna kanë detyruar autoritetet të mbyllin disa aeroporte. Danimarka ka lënë të kuptohet se pas dronëve mund të jetë e përfshirë Rusia.
Disa shtete të NATO-s kanë thënë se avionët luftarakë dhe dronët rusë kanë shkelur hapësirat e tyre ajrore në Evropë gjatë javëve të fundit, duke e akuzuar Moskën se po e teston aleancën.
Por, të enjten Moska mohoi çdo sugjerim se ajo qëndronte pas këtyre incidenteve me dronë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, më 27 shtator paralajmëroi NATO-n se do të rrezikonte që të përballej me një “përgjigje vendimtare” nëse do të shfaqte “çfarëdo agresioni ndaj shtetit tim”./rel
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...