Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së martës në fshatin Begracë të komunës së Kaçanikut.
Sipas raportimeve në media, i vdekur nga ky aksident ka mbetur veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selman Luzha, transmeton Arbresh.info.
Policia e Kosovës njofton se në aksident kanë qenë të përfshirë dy vetura.
“Fsh. Begrace, Kaçanik 23.09.2025-15:05. Ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy vetura në lëvizje dhe për pasojë njëri nga drejtuesit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, për shkak të lëndimeve që ka pësuar, derisa ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja. Po ashtu, si pasojë lëndime kanë pësuar edhe viktima femër kosovare -drejtuese e veturës dhe pasagjerja në veturën e saj. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u është dorëzuar familjarëve”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

LEXO EDHE:
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...