Një qytetar ka dorëzuar në polici një shumë parash prej 260 euro të cilat i kishte gjetur në rrugë në Prishtinë..
Në njoftim thuhet se qytetari me inicialet R.V menjëherë pas gjetjes së të hollave ka njoftuar policinë duke dëshmuar shembullin e ndershmërisë dhe përgjegjësisë qytetare.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit e vlerëson lartë këtë gjest human dhe falënderon qytetarin për veprimin e tij. Po ashtu, policia shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët që bashkëpunojnë dhe tregojnë besim të vazhdueshëm në institucionet e sigurisë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë