Një ngjarje tronditëse ka ndodhur këtë pasdite në Selanik në Greqisë, ku një 50-vjeçar vrau motrën e tij dhe më pas telefonoi vetë policinë për të rrëfyer krimin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00, në një apartament në rrugën Alexandria, në zonën Charilaou. Sipas të dhënave paraprake, autori ka përdorur një qese plastike për të mbytur motrën e tij 59-vjeçare.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku gjeti viktimën pa shenja jete dhe arrestoi autorin. Burime nga policia bëjnë me dije se 50-vjeçari mund të ketë probleme të shëndetit mendor, shkruan Abcnews.al.
Hetimet janë në vijim nga Departamenti lokal i Policisë në Selanik.
Protesta e PD-së para Kryeministrisë, policia me plan masash
Trump kërcënon sërish Iranin: Flota jonë është gati!
Parashikimi i motit për ditët në vijim
PSG merr fitore minimale ndaj Auxerre
Erdogan pret në takim kryediplomatët nga Ballkani, pjesëmarr...
Përfundon raundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusi...