Një person dyshohet se është goditur në kokë me një plumb qorr, teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së axhës së tij në Pogragjë të Klinës.
Rasti raportohet të ketë ndodhur të premten në mbrëmje, derisa sipas policisë, viktima fillimisht është dërguar në QMF Klinë e pastaj në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.
“Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar