TeaTen BeautySpa, 30 vite traditë bukurie dhe relaksi në Prishtinë

13:00 | 20 Shtator 2025
E.K

Në zemër të Prishtinës, ndodhet një oazë qetësie dhe bukurie që tash e tri dekada u shërben klientëve me përkushtim dhe pasion.

TeaTen BeautySpa, kjo qendër moderne e bukurisë dhe relaksit, prej shumë vitesh ofron përkujdesje profesionale, duke u bërë një destinacion i preferuar për ata që kërkojnë cilësi, rehati dhe rezultate të dukshme.

TeaTen BeautySpa udhëhiqet me dashuri dhe përkushtim nga Renea Binqe dhe nëna e saj, e cila është edhe themeluesja e këtij biznesi.

“Fillimisht ideja ishte e nënës sime, ku ajo kreu studimet në fushën e kozmetologjisë në Kroaci. Ajo kishte dëshirë ta hapte një vend ku klientët të ndiheshin mirë dhe të relaksuar, por njëkohësisht edhe të kujdeseshin për veten. Kjo, faktikisht, ishte ideja e nënës, ndërsa sot unë e udhëheq këtë biznes. Ky biznes ekziston prej vitit 1995, fillimisht në Kroaci, ndërsa prej vitit 1999 u hap në Prishtinë, ku tashmë vepron që 30 vite”, tha ajo.

Në këtë qendër ofrohen një gamë e gjerë shërbimesh.

“Shërbimet që i ofrojmë janë tretmanët e fytyrës që përshtaten sipas moshës dhe tipit të lëkurës, pastaj kemi tretmanët e trupit, masazhe, tretmanë eksfoliues, anticelulit-masazha, depilim të trupit, heqje të vetullave, manikyr dhe pedikyr. Pra, të gjitha këto shërbime janë relaksuese dhe e bëjnë klientin të ndihet mirë”, shtoi tutje ajo.

Klientela e TeaTen BeautySpa është e larmishme – nga të rinjtë në adoleshencë e deri te të rriturit.

“Grupmoshat që vijnë më së shumti tek ne janë nga 20 vjeç e tutje, por sot femrat nisin që më herët të kujdesen për veten, prandaj kemi edhe nga mosha 12 vjeç që fillojnë me trajtime të fytyrës, pedikyr apo depilim. Kemi shumë kliente që tash e 26 vjet vijnë vetëm tek ne dhe nuk na kanë ndërruar asnjëherë, duke qenë shumë të kënaqura me shërbimet tona”, theksoi Renea.

Sa i përket çmimeve, ato mbeten të arsyeshme.

“Çmimet janë të volitshme, duke filluar nga tretmanët e fytyrës që kushtojnë nga 40 euro. Pedikyri dhe manikyri kanë çmime të ngjashme me çdo qendër tjetër, por me cilësi dhe kualitet më të lartë”, përfundoi ajo.

Qendra ndodhet në Prishtinë, në rrugën “Johan V. Hahn”, dhe është e hapur për të gjithë ata që vlerësojnë kujdesin e mirëfilltë për veten./Arbresh.info/Edona Krasniqi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme