Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, dëshmoi edhe një herë lidershipin dhe përkushtimin e saj në Gjakovë, duke vënë theksin te roli thelbësor i grave dhe vajzave në jetën publike dhe politike.
Në një takim të mbajtur me gra dhe vajza nga profile të ndryshme profesionale, Kusari-Lila theksoi se Gjakova meriton më shumë dhe se përmes Alternativës do të sjellin ndryshimin e shumëpritur.
“Jam krenare për gratë e Gjakovës, për guximin, vizionin dhe energjinë e tyre, e cila aq natyrshëm kanalizohet përmes Alternativës,” deklaroi ajo.
Kusari-Lila veçoi se në këto zgjedhje, Alternativa ka më shumë gra sesa burra në listat për asambletë komunale në gjashtë komuna të vendit.
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Gjini për Presidentin: S’kemi votë për emrat që janë në tavo...
Zotëria i Parë përfaqësoi Kosovën në Samitin inaugurues të o...
Turqi – Rumani, publikohen formacionet zyrtare
Rama: Shqipëria po mbyll kapitullin e krimit të organizuar