Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e ndalimit të plotë të hyrjes së turistëve rusë në Bashkimin Evropian, si pjesë e paketës së 19-të të sanksioneve ndaj Moskës, për shkak të luftës së vazhdueshme në Ukrainë.
Nëse ky vendim miratohet, masat do të jenë më të ashpër për qytetarët rusë, gjë që do të kërkojë marrëveshje unanime nga të 27 shtetet anëtare të BE.
Sipas raportimeve nga TVP World, propozimi është iniciuar nga Polonia, Finlanda dhe vendet baltike, të cilat prej kohësh kanë mbështetur kontrolle më të forta për udhëtarët rusë.
Nga ana tjetër, vende si Italia, Spanja, Greqia, Franca dhe Hungaria, miqësore ndaj Moskës, mund të kundërshtojnë një ndalim të plotë.
Një burim nga BE tha se Komisioni po shqyrton dy skenarë. Opsioni i parë përfshin dhënien e udhëzimeve jo-detyruese për kufizimin e vizave turistike, pas rritjes së numrit të vizitorëve rusë gjatë verës. Opsioni i dytë është përfshirja e një ndalimi të plotë turistik në paketën e re të sanksioneve, që do ta bënte masën ligjërisht të detyrueshme, por politikisht më të vështirë për t’u zbatuar.
Të dhënat nga Komisioni Evropian tregojnë se mbi 500,000 qytetarë rusë kanë marrë viza për në zonën Shengen gjatë vitit 2024, një rritje e dukshme krahasuar me një vit më parë, pavarësisht vazhdimit të luftës në Ukrainë.
Paketa e 19-të e sanksioneve, e cila fillimisht pritej të publikohej të mërkurën, është shtyrë për një datë të mëvonshme.
Disa shtete të BE-së, përfshirë Republikën Çeke dhe Letoninë, po çojnë përpara kufizimet e udhëtimeve diplomatike ruse brenda zonës Shengen, duke përmendur shqetësime sigurie pas dëbimit të agjentëve rusë që veprojnë nën mbulim diplomatik në vitet e fundit.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...