Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas takimit të zhvilluar me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Bruksel, zhvilluan edhe një konferencë të përbashkët. Rama falënderoi Rutten të cilin e konsideron mik të Shqipërisë, duke theksuar se vendi po punon për të ecur përpara.
“Është kënaqësi, jo vetëm falë miqësisë tonë të gjatë, por edhe për shkak të një fakti që ka gjithmonë për të mësuar nga ju. Duam të bëjmë më shumë. Tashmë po rinisim rilindjen e industrisë sonë dhe jemi të prirur të diskutojmë punën e mëtejshme për të bërë të mundur portin e ri në Porto Romano dhe të qasemi në programin e BE. Mund të jetë i dobishëm edhe për vendet e NATO-s në Europë. Faleminderit për mikpritjen tuaj gjithmonë. Besoj që jeni njësh se keni gjithmonë energji për të bërë më të mirë për gjithçka”, tha ai.
Fillon aplikimi për akreditimin e vëzhguesve dhe mediave për...
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup