Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve njoftojnë se sot, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet T. Zh.
I njëjti, për shumë vite me radhë, ishte trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe në Spitalin Rajonal të Pejës, ku pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore ka ndërruar jetë.
“Gjatë gjithë kohës, i burgosuri është trajtuar në kuadër të SHSKUK-së me mbi 100 vizita dhe hospitalizime që nga viti 2021. Si rrjedhojë, edhe gjatë qëndrimit në burg, pothuajse tërë kohën ka qenë i trajtuar në stacionarin e burgut. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, SHKK kishte bërë kërkesë edhe për pezullimin e dënimit të tij per çka ishte refuzuar nga gjykata”, thuhet në njoftim.
Organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit