Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës Franceze në Kosovë, Olivier Guérot.
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, rëndësia e funksionalizimit të plotë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës në pajtim me Kushtetutën, si dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.
Në prag të Samitit të liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Kopenhagë, Presidentja Osmani dhe ambasadori Guérot diskutuan për takimet që pritet të zhvillohen gjatë samitit, si dhe për koordinimin lidhur me një sërë çështjesh që do të trajtohen aty.
Tutje, Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e saj për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, me theks të veçantë në fushën e sigurisë./Arbresh.info
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit
“Torcida” ia “nxjerrë të palarat” kr...