Një 55-vjeçar është arrestuar nga autoritetet e Shqipërisë, i cili dyshohet se tentoi të fuste në territorin e vendit 1000 fishekë arme gjahu dhe rreth 20 mijë euro të padeklaruara.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në kamionin e K.A., shërbimet e Policisë Kufitare gjetën të fshehura në kabinë, 1000 fishekë arme gjahu, dhe rreth 20 000 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me kamionin, pasaportën dhe celularin e 55-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Rodri i hap derën transferimit të tij tek Real Madridi
Raporti vjetor i NATO-s: Rusia, kërcënimi më i madh për sigu...
Kurti: Kosova po forcon demokracinë dhe mirëqenien, renditet...
Haxhiu: Krusha ende flet me dhimbje, drejtësia për krimet nu...
LDK nesër mban konferencë për media
Ulet çmimi i naftës në Shqipëri