Paneli i gjyqtarëve i Dhomave të Specializuara parashikon që deri më 14 nëntor, ose një javë pas përfundimit të dëshmisë së fundit, të mbyllet rasti i mbrojtjes së Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit.
Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së pritet të jetë gati për të dorëzuar shkresat përfundimtare të gjykimit deri më 22 dhjetor të këtij viti.
Gjatë konferencës së fundit statusore, mbrojtja e Thaçit deklaroi se do t’i nevojiteshin 35.5 orë për dëshminë e dëshmitarëve të saj.
Mbrojtja e Krasniqit njoftoi se dy dëshmitarë do të dëshmojnë personalisht në gjykatë, ndërsa dy të tjerët do të paraqesin dëshminë me shkrim, e cila tashmë u është dorëzuar prokurorëve./rel
Portugalia kryeson listën e ekonomive më të forta të vitit 2...
“Metro”: Britanikët zgjedhin Tiranën për pushime në qytet
Qyteti kanadez i Mississauga-s miraton rezolutë mbi gjenocid...
Në kryeqytetin iranian shfaqen fletushka për rekrutimin e lu...
Publikohet sot raporti ‘Kostoja e Politikës në Kosovë’
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell