I pranishëm në seancës e sotme ndaj krerëve të UCK-së në Hagë është edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Dren Doli. Ai thotë se si ambasador, kjo nuk është hera e parë që të dërguarit e Kosovës me detyrë atje, marrin pjesë në seancat e Gjykatës Speciale.
Sipas tij kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën i përcjell këto seanca cdo herë.
“Një gjë mund ta them, se kushdo që ka shërbyer në ambasadën e Kosovës në të kaluarën dhe në të tashmen. I përcjellim çdo herë, ose online ose me prezencë fizike. Asnjëherë nuk është asnjë seancë që nuk monitorohet nga ambasada me kujdesin më të madh”, tha ai.
Doli u pyet edhe për prezencën e policisë në ambasadë. “Asnjëherë se nuk kërkojmë mbrojtje nga popullit të Kosovës. Kjo është ambasada e Kosovës, shtëpia e kosovarëve dhe s’kemi arsye””, tha ai.
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...
Sulmi me molotovë ndaj Kryeministrisë në Shqipëri, lëndohen ...
Manchester City rikthehet te fitorja
Bisedimet trepalëshe në Abu Dabi përfunduan pa marrëveshje
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...