Pas formimit të Qeverisë së katërt të Kryeministrit Edi Rama në Shqipëri, një urim për sukses në mandat është dhënë nga biznesmeni dhe politikani i njohur kosovar, Behgjet Pacolli.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Pacolli shprehu përkrahjen e tij dhe shpresën që qeverisja e re do të sjellë stabilitet, zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetës së qytetarëve shqiptarë.
“Urime Qeverisë së katërt të Kryeministrit karizmatik, Edi Rama, për marrjen e detyrës! Urojmë që ky mandat të sjellë stabilitet, zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të mëtejshëm të jetës së qytetarëve.”, shkruan Pacolli.
Ai gjithashtu shprehu besimin për realizimin e vizionit të një Shqipërie më moderne dhe më të drejtë, duke përshëndetur përpjekjet e Kryeministrit Rama për të avancuar vendin në rrugën e zhvillimit./Arbresh.info
Përfundon qetësisht protesta paqësore anti-Speciale në Shkup
Ilir Shaqiri interpreton “Jam Shqiptar” me djalin dhe nipin ...
Vlora Çitaku në protestën për ish-krerët e UÇK-së: Jam këtu ...
Haklaj: UÇK, tre shkronjat më të arta të alfabetit shqip
Gucati: Gjykimi ndaj pjesëtarëve të UÇK-së është sipas vulln...
“Serbi, serbi”, një person largohet nga bina e vendosu...