Kryetar i Grupit Socialist në Kuvend, Taulant Balla, ka reaguar pas konfirmimit të shumicës parlamentare, duke shprehur mirënjohje për shqiptarët brenda vendit dhe në diasporë.
Ai e cilësoi këtë si një moment historik dhe theksoi se mbështetja popullore është thelbësore për përmbushjen e objektivit madhor të vendit anëtarësimin në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.
“Faleminderit shqiptarëve në Shqipëri dhe Diasporë për nderin e madh të jemi shumica parlamentare më e madhe se asnjëherë më parë për realizimin e objektivit historik #Shqipëria2030 anëtare e Bashkimit Europian”, shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale, duke shoqëruar mesazhin me simbolet kombëtare dhe të BE-së./Arbresh.info
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...
Musliu pas dështimit për zgjedhjen e presidentes: E marta is...
Detaje nga vrasja në Lezhë, gjenden veshjet e përdorura nga ...
Belgjikë, rreth 17 mijë fëmijë kanë prindër të burgosur