Transmetuesi publik irlandez RTÉ ka paralajmëruar se Irlanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin Europian të Këngës në vitin 2026, nëse Izraeli vijon të jetë pjesë e kompeticionit.
Në një deklaratë zyrtare, RTÉ bëri të ditur se gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Unionit Evropian të Transmetimeve (EBU), e mbajtur në korrik, disa vende anëtare ngritën shqetësime mbi pjesëmarrjen e Izraelit në Eurovision.
“Është qëndrimi i RTÉ që Irlanda nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës në Eurovision 2026, nëse pjesëmarrja e Izraelit vazhdon, dhe vendimi përfundimtar në lidhje me pjesëmarrjen e Irlandës do të merret pasi të merret vendimi i EBU-së”, thuhet në deklaratë.
RTÉ theksoi se pjesëmarrja e Irlandës “do të ishte e paarsyeshme duke pasur parasysh humbjen e vazhdueshme të jetëve në Gaza”, duke nënvizuar gjithashtu shqetësimet për “vrasjet e qëllimshme të gazetarëve, mohimin e aksesit për mediat ndërkombëtare dhe gjendjen e vështirë të pengjeve”.
Edhe transmetuesi kombëtar i Sllovenisë, RTVSLO, njoftoi se do të tërhiqet nga gara nëse Izraeli merr pjesë, ndërsa Ministri i Kulturës i Spanjës, Ernest Urtasun, paralajmëroi se edhe Madridi mund të bojkotojë festivalin.
Nga ana tjetër, përfaqësuesi i transmetuesit publik të Islandës, Stefan Eriksson nga RÚV, deklaroi se vendimi i tyre do të varet nga përgjigja e EBU-së, duke theksuar se “rezervojnë të drejtën të tërhiqen” nëse procesi i konsultimit nuk jep një rezultat të kënaqshëm.
Ky debat vjen pas një peticioni të nënshkruar nga mbi 70 ish-konkurrentë të Eurovisionit, të cilët këtë vit kërkuan përjashtimin e Izraelit nga gara.
Kusari-Lila prezanton numrin 8 në listën zgjedhore të koalic...
Australia në flakë, regjistrohet viktima e parë dhe mbi 90 v...
Presidenca reagon pas fotos së manipuluar të Osmanit me Brna...
Berisha lajmëron nisjen e protestave kombëtare: T’i kthejmë ...
Turneu memorial “Fadil Vokrri” vjen me edicionin e shtatë, s...
Pas katër netësh koncerte magjike në Prishtinë, Alban Skënde...