Me rastin e 24-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA, ish-presidenti i Kosovës dhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka kujtuar këtë ngjarje të rëndë që tronditi botën mbarë.
Pacolli tha se ky akt i paprecedentë terrorist shkaktoi mijëra viktima dhe ndryshoi përgjithmonë botën. Sipas tij, edhe pas 24 vjetësh, bota nuk është bërë më e mirë, përkundrazi, konfliktet dhe viktimat civile të pafajshme janë bërë pjesë e përditshmërisë.
“Që prej asaj dite, bota është bërë më e pasigurt. Ndërkohë, 24 vjet më pas, bota jo vetëm që nuk është bërë më e mirë, por konfliktet dhe viktimat civile të pafajshme janë shndërruar në përditshmëri, gjë që më shkakton dhimbje. Do të doja të kisha më shumë fuqi për të kontribuar për një botë më të mirë dhe më njerëzore”, shkruan ai./Arbresh.info/
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...
Të dielën ndryshohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para