Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë sot homazhe te pllaka përkujtimore në Prishtinë në nderim të viktimave të sulmit terrorist të 11 shtatorit 2001 në SHBA.
Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj tha se sulmi i 11 shtatorit kundër ShBA-së tronditi botën, por nuk e theu shpirtin amerikan, transmeton Arbresh.info.
“11 Shtatori 2001 ndryshoi përgjithmonë historinë moderne. Një sulm barbar kundër Shteteve të Bashkuara tronditi botën, por nuk e theu shpirtin amerikan, shpirt që mishëron qëndresën, lirinë, demokracinë dhe fitoren”, ka shkruar Haradinaj.
“Bashkë me kolegë, bëmë homazhe te pllaka përkujtimore kushtuar viktimave të asaj dite. Për popullin tonë, miqësia me Amerikën është e shenjtë. Në këtë përvjetor, ashtu si çdo ditë, qëndrojmë krah miqve tanë amerikanë dhe botës demokratike, duke nderuar me respekt të thellë ata që humbën jetën”, tha Haradinaj./Arbresh.info
Përplasje e pazakontë për nënshkrimet mes Bahtirit dhe Lusha...
Nagavci, LDK-së: Po ju presim
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: E për çka nënshkrimet e tua kr...
Çitaku: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidat për presiden...
LDK e përsërit: I kemi 15 nënshkrime, presidenti duhet të zg...
Kurti: Nuk kemi asnjë problem me çfarëdo kandidati që mund t...