Komisioni qeveritar për personat e pagjetur ka vlerësuar se përafërsisht deri në dy javë mund të shkojnë gërmimet në lokacionin Kozhlje të Serbisë, si pjesë e dyshimeve për varre masive.
Kushtrim Gara nga ky komision tha se mungesa e bashkëpunimit nga pala serbe po e vështirëson procesin.
“Një lokacion i tillë është shumë specifik dhe është shumë herët që të jepen të dhënat në kuptimin e afatit kohor se sa gjatë mund të zgjasin gërmimet, edhe pse sot është dhënë një afat dy javor për të vlerësuar në tërësi hapësirën e shënjuar. Megjithatë edhe sot, edhe në vazhdimësi, edhe para se të fillohet kur u gjet ky lokacion në vitin 2024, u bënë disa gërmime por u ndërprenë nga pala serbe”, tha ai për RTK-në.
Ndërkohë kryetari i komisionit qeveritar, Andin Hoti sot njoftoi se po kryhet vlerësimi dhe më pas do të shihet mundësia për fillimin e punimeve nga ekipi shqiptar, në prani të ICRC, EULEX, dhe palës serbe.
Njëri nga tre viktimat që vdiqën në vendin e punës në Vjenë ...
Parashikimi i motit për sot
Pas arrestimit për armëmbajtje, Gimbo tregon gjendjen emocio...
Trumpi paralajmëron tërheqjen nga lufta në Iran
Hoxha bisedon me homologun kroat për sigurinë energjetike pë...
PFL bën historinë në Spanjë, ndërsa Londra pritet të ndizet ...