Ora 10:00 e të enjtes do t’i gjejë të mbledhur 400 anëtarët e asamblesë kombëtare socialiste në Pallatin e Kongreseve. Kryesocialisti Edi Rama do të shpalosë me detaje programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Ky do të jetë edhe momenti i shumëpritur në shpalljen e skuadrës së tij me të cilën do të qeverisë me objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në BE deri në 2030.
Top Channel raporton se megjithëse dy javët e fundit gjerësisht ka hamendësime emrash për kandidatë potencial për poste ministrore, Edi Rama ia ka dalë të ruajë ekskluzivitetin e kabinetit të tij të katërt.
I pari i socialistëve ka zhvilluar takime dhe biseda intensive telefonike me atë të cilët ai beson se do të jenë bashkëpunëtorët më të ngushtë në këshillin e ministrave, për postin e numrit dy të qeverisë dhe se kujt do t’ia besojë drejtimin e parlamentit dhe grupit parlamentar.
Një ditë më pas, të premten deputetët socialistë bashkë me ata të opozitës do t’i drejtohen parlamentit për t’u betuar.
Megjithëse me moshën më të madhe, doktor Sali Berisha nuk do ta drejtojë seancën konstituive, pas një refuzimi. Një tjetër mjek do ulet në krye të parlamentit për pak orë për të drejtuar seancën dhe betimin. Ai është mjeku Vasil Lajo, një prurje e re në grupin parlamentar socialist.
Me 11 vota ‘për’, certifikohen rezultatet e zgjedhjeve të 28...
Spiropali: Drejtësi e paanshme për UÇK-në, jo standarde të d...
Ronaldo i rikthehet stërvitjes te Al-Nassr pas zgjidhjes së ...
Kryetari i Malishevës jep mbështetje për Marshin “Drejtësi, ...
U kap me 10 qese drogë, arrestohet një person në Mitrovicë
Hyri për vetëm tri ditë në shtëpi, Luizit i vjen dron në Big...