Qeveria iraniane ka vendosur të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për programin e saj bërthamor për herë të parë që nga lufta me Izraelin, sipas një raporti të publikuar sot.
Vendimi u mor dje, raportoi gazeta “Farikhtegan”. Deri tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga qeveria.
Sipas raportit, në fillim të negociatave do të paraqitet një kërkesë për të shtyrë aktivizimin e të ashtuquajturit mekanizëm “snapback”, i nisur nga vendet evropiane për të rivendosur sanksionet e OKB-së ndaj Iranit për shkak të programit të tij bërthamor.
Izraeli sulmoi Iranin në qershor për të parandaluar vendin të ndërtonte një bombë bërthamore. Një javë më vonë, SHBA-ja iu bashkua luftës dhe bombardoi objektet bërthamore të Iranit. Prej vitesh perëndimi e ka akuzuar Iranin se synon armë bërthamore, gjë që Teherani e mohon.
Mekanizmi “snapback” është një dispozitë ligjore e krijuar për të rivendosur automatikisht sanksionet e OKB-së ndaj Iranit nëse ai nuk i përmbahet angazhimeve të tij sipas marrëveshjes bërthamore të Vjenës të vitit 2015.
Marrëveshja, e nënshkruar gjithashtu nga SHBA, Kina dhe Rusia, synonte kufizimin e programit bërthamor të Iranit në këmbim të heqjes së sanksioneve./atsh.al
Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...