Ambicia e qeverisë për reduktimin e parasë cash sa po vjen e po bëhet më realiste në një botë gjithnjë e më teknologjike. Sipas aktorëve të këtij sektori, një ekonomi digjitale do të lehtësonte transaksionet e përditshme për qytetarin, do të ulte informalitetin, si dhe do të bënte të mundur parandalimin e pastrimit të parave.
“Nëpërmjet ekonomisë dixhitale, ne sjellim një epërsi pozitive makroekonomike ku informalizohet ekonomia, të gjithë deklarojnë. Nëpërmjet kanaleve të ndryshme, nëpërmjet një qasje të sigurt që të lidhesh me llogarinë tënde, ti mund të bësh çfarëdolloj pagese në të gjithë botën. Është një avantazh shumë i madh dhe na jep mundësinë të zhdukim çdo pengesë dhe distancë gjeografike”, tha Spiro Brumbulli, Sekretar i Shoqatës së Bankave.
Si çdo reformë tjetër, edhe heqja e parasë cash do të përballet me sfida jo të vogla, si informaliteti, mungesa e besimit ndaj bankave apo edhe mentaliteti përsa i përket parasë në dorë.
“Në lidhje me kulturën dhe ndërgjegjësimin kemi për të bërë shumë, për përçuar të mirat që ka përdorimi i instrumenteve të tjerë të pagesës përveç parasë publike. Kur tregues të tillë siç është edukimi, kultura, mentaliteti, funksionimi i institucioneve shtetërore janë vërtetë në avangardë, atëherë edhe paraja fizike fillon dhe bëhet e pavlerë”, theksoi Brumbulli.
Sink Sipas të dhënave zyrtare, pagesat me kartë po shënojnë rritje të shpejtë nga viti në vit, duke kaluar në numër për herë të parë tërheqjet e parasë cash në ATM. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë regjistruar mbi 12 milion pagesa, me një rritje 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
/rtsh.al/
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...