Realizimi i anëtarësimit në një kohë rekord nga Shqipëria nuk nënkupton vijë të kuqe pa tolerancë për të gjitha ato aspekte që kanë nevojë organike të zbatohen në një kohë më të shtrirë.
I pyetur për pozicionet e negociuara deri tani, dokumentet e të cilave i ka siguruar televizioni publik, ekspert i integrimit europian, Albert Gajo, i arsyeton si hapësira të mundshme.
“Taksa direkte dhe indirekte, kryesisht për TVSH-në, por edhe për tatimet e tjera të akcizës etj., janë disa artikuj ose grupe artikujsh të cilat qeveria shqiptare i ka konsideruar si të rëndësishme për nxitjen e prodhimit vendas dhe për mbrojtjen e konsumatorëve, siç janë inputet bujqësore, makineritë bujqësore, makineritë elektrike dhe një pjesë e konsiderueshme e artikujve që kanë të bëjnë me alkoolet apo duhanin. Kërkohet një periudhë tranzicioni 5–6-vjeçare, kur normalisht duhet të merret një miratim nga ana e BE-së. Do ta ketë të vështirë për t’i pranuar këto lloje kushtesh, pasi do të ndikonte drejtpërsëdrejti në buxhetet e Bashkimit Europian dhe kontributet shqiptare që do të kishte Shqipëria në BE,” thotë Gajo.
Përveç efektit financiar, kërkesa e qeverisë shqiptare është shtrirë edhe për masa sociale.
“Për kushtet e punës në miniera apo në vende që kanë rrezikshmëri të lartë për shëndetin, kërkohet një periudhë tranzicioni, pasi me sa duket kostot e bizneseve për vendosjen e sistemeve të mbrojtjes, të sigurisë në punë për këto lloj aktivitetesh janë relativisht të larta, ndaj është kërkuar një periudhë tranzicioni 3–4-vjeçare,” tregon eksperti.
Nga ana tjetër, mundësia e përfitimit të kohës shtesë është tregues për negocimin, mendon Gajo.
“Periudha e tranzicionit lidhet me transportin, sigurinë rrugore, mjedisin, kanalizimet, ujësjellësit etj. të cilat duhet të sigurojnë mbrojtje 100% të mjedisit, por edhe në bujqësi,” thekson Gajo./rtsh
Irani thotë se bisedimet bërthamore me SHBA-në duhet të rifi...
Deputetja britanike: S’duhet të lejojmë që Ballkani të na la...
Operacion dhjetëditor: FSK-ja gjen trupin e të riut të zhduk...
Zelensky: ShBA do që Rusia dhe Ukraina t’i japin fund luftës...
“Benita, raportin me mua e ka pasur vetëm lojë”, deklaron Kl...
Nisin Lojërat Olimpike Dimërore