Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në një intervistë për Tv Pink ka folur për protestat masive që po organizohen tash e një kohë në Serbi kundër regjimit të tij.
Siç ka thënë Vuçiq, me datën 19 shtator janë tu u përgatitur protesta të reja dhe se “shënjestra” e protestuesve, sipas tij, është e ashtuquajtura “Zyra për Kosovën” në qeverinë serbe.
Kreu i shtetit serb i cili është kthyer në Serbi pas vizitës së përbashkët që ka pasur në Kinë bashkë me Vladimir Putinin e Kim Jong Un, ka thënë se një protestë e tillë “duket sikur të ishte urdhëruar Kurti”
“Ndërsa këta njerëz po rrihnin policinë, ata morën një vendim në Beograd, sikur Kurti t’i kishte urdhëruar ta bënin këtë, për të organizuar një demonstratë më 19 , dhe nuk do ta besoni, kundër Zyrës për Kosovën”, ka thënë presidenti serb.
Amerika fillon të përdorë bazat britanike për operacione kun...
Kurti: Arsimi në shqip ka qenë gjithmonë akt përkushtimi dhe...
Kosova fiton ndaj Kroacisë
SPAK-u godet grupin kriminal në Vlorë, porositën dy vrasje d...
Nata e Zjarreve, në Prekaz ndizen flakadanët
Në Itali do të mbahet një manifestim përkujtimor për sakrifi...