Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka konfirmuar se më 11 shtator do të prezantojë kabinetin e tij të ri qeveritar, katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare. Në një intervistë për emisionin Opinion, ai tha se përbërja e qeverisë do të sjellë edhe emra surprizë.
“Besoj që jo çdo ministër apo ministre e ka parë veten në këto thashetheme se ka ndonjë që nuk është përfolur fare që të jetë aty” u shpreh Rama.
Sipas tij, kabineti i ri do të jetë reflektim i rezultatit të 11 majit, por edhe i vizionit të tij për të ardhmen. “Ne kemi një mandat unik, jemi forca e parë politike me 12 vite qeverisje të pandërprerë. Kjo është një eksperiencë e jashtëzakonshme që duhet përdorur” shtoi kryeministri.
Një nga çështjet që preku Rama ishte edhe situata e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili prej muajsh ndodhet në burg. Pyetjes së Blendi Fevziut se çfarë do të ndodhë me drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Rama iu përgjigj:“Nuk e di këtë, do ta shohim në vijim. Unë kam kërkuar një sërë opinionesh për të kuptuar si duhet trajtuar kjo gjë.”
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...