Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë, pasi dyshohet se ka djegur qëllimisht automjetin e një 43-vjeçareje për motive të dobëta.
Ngjarja ka ndodhur më 3 shtator 2025, rreth orës 23:50, në rrugën “Frang Bardhi”, ku automjeti tip “Citroen” i 43-vjeçares u përfshi nga flakët.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan operacionin e koduar “The Arsonist”, për të identifikuar autorin dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Si rezultat i hetimeve, u vu në pranga D. B., 34 vjeçar, banues në Tiranë, i cili dyshohet se kreu këtë akt kriminal për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Abdixhiku takohet me ambasadorin francez, flasin për çështje...
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...