Një person është therur me thikë pasditena e sotme në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se personi i dyshuar është arrestuar ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 15:00, kemi marrë informatën për një lëndim trupor të ndodhur në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë dyshohet të jetë lënduar një person i cili është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka arrestuar personin e dyshuar”, tha Ahmeti.
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...