Kosova ka shënuar sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, duke rikujtuar plagën e hapur që ka mbetur që nga lufta e fundit. Edhe pas më shumë se 26 vjetësh, familjet e rreth 1,600 personave ende nuk kanë marrë përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre.
Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, pas 11 identifikimeve të kryera në muajin mars, numri i personave që ende figurojnë si të zhdukur është 1,577.
Me këtë rast, pranë pllakës së të pagjeturve në Prishtinë janë mbajtur homazhe ku morën pjesë Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nënkryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, Vasfije Krasniqi-Goodman, ambasadorët e shteteve të Quint, si dhe familjarë të të pagjeturve./Arbresh.info

Kusari-Lila: Në Gjakovë me zemër e me projekte konkrete për ...
Kurti në tubim në Zvicër: Nuk ka edhe çlirimtar, edhe zullum...
Hamza nga Prizreni: Qytetarët duan ndryshim, Kosova s’mund t...
Haradinaj: Malisheva në përkrahje të Aleancës
Trump thotë se është arritur marrëveshje me Iranin, pritet f...
Mbi 100 mijë studentë, sonte u mblodhën kundër Vuçiqit