Organizata e Veteranëve të UÇK-së e ka quajtur të pafalshme zgjedhjen e Dimal Bashës si Kryekuvendar marrë parasysh deklaratat e tij mbi UÇK-në.
“OVL e UÇK-së shpreh indinjatën e thellë për zgjedhjen e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
“Ky person njihet për qëndrimet e tij denigruese dhe fyese ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke e paraqitur atë si të lidhur me krimin dhe duke njollosur sakrificën më të madhe të popullit tone”, thuhet në reagim.
Aty thuhet se është e papranueshme dhe e pafalshme që Kuvendi i Kosovës të drejtohet nga një njeri që ka fyer dhe sulmuar UÇK-në dhe Dëshmorët tanë.
Sipas OVL e UÇK-së, kjo është njollë mbi dinjitetin e këtij institucioni dhe goditje ndaj vlerave mbi të cilat u ndërtua shteti i Kosovës.
“Këtu lind pyetja për deputetët që e votuan këtë kandidat, përtej Lëvizjes Vetëvendosje: Si munde ta votosh dhe t’i jepni besimin një personi që vazhdimisht ka qenë kundër UÇK-së?”
“Ju përfaqësoni popullin që u çlirua pikërisht falë gjakut të UÇK-së?”
“Ky akt është një njollë e rëndë mbi dinjitetin e Kuvendit të Kosovës dhe një goditje e drejtpërdrejtë për vlerat mbi të cilat është ndërtuar shteti”, thuhet në reagimin e OVL e UÇK-së.
Orav: Asociacioni mbetet obligim, kërkohen qasje të reja në ...
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...