Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia që ai udhëheq refuzon të bëhet pjesë e “cirkut votues” për nënkryetarët minoritarë, ku edhe ngeci sot konstituimi i Kuvendit.
Sipas Abdixhikut, Vetëvendosja po shkakton kriza qëllimisht.
“Kanë marrë drejtimin e Kuvendit drejt theqafjes jokushtetuese. Le t’i japin zgjidhje krizave që i shkaktojnë qëllimisht; përfshirë dhe precedaneve të rrezikshme bllokuese nga Serbia në të ardhmen. Ky s’është drejtimi ynë! Prandaj dhe s’mund e s’duam të jemi pjesë e një skenari të tillë”, ka shkruar Abdixhiku.
Tutje ai ka thënë se uroj që votuesit e VV-së të kenë kuptuar se ku ka përfunduar vullneti i tyre.
“Sot, më shumë se kurrë, shtroj dorën e afrimit me secilin qytetar në vend, që nuk ndihet i përfaqësuar me këtë politikë. Që LDK-në e vlerave, në përmbajtje e konstitucionalizëm, ta sheh si adresë të përfaqësimit me dinjitet. Le të bashkohemi rreth ëndrrave normale në një Republikë normale!”, ka shkruar Abdixhiku./Arbresh.info/
Bashkëshortja e Kadri Veselit dhe djali i tij, Klesori, mbër...
18 vjetori i Pavarësisë, Osmani pranon letër urimi nga Presi...
Humb jetën një grua në autostradën “Ibrahim Rugova” pas një ...
Shqipe Selimi nga Haga: Dihet që lufta e UÇK-së ka qenë e dr...
Pesë shoferë ndëshkohen në Ferizaj për tejkalim të shpejtësi...
Konjufca: UÇK bëri luftë të pastër, në zemër të saj nuk kish...