Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai drejton nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.
Ai tha se PDK-ja është e gatshme të votojë çdo kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por theksoi se qëllimi kryesor ka qenë që posti i kryeparlamentarit të mos degradohet.
“Njëjtë si në vazhdimin e fundit të seancës, kur kërkuam një konsultim 10-minutësh mes GP, edhe sot e kërkuam si GP i PDK-së zyrtarisht, duke e adresuar kërkesën te zoti Dehari. Kërkesa jonë si pardje është që të takohemi me GP, por, arsyeja është që të takohemi me grupet tjera për ta konstituuar Kuvendin dhe për t’u siguruar që LVV-ja nuk dëshiron të japë një kandidat më të denjë e të përgatitur, më të duhur për kryetar.
Mënyra se si e kanë propozuar, tendencioze e të papritur, nuk ishte mënyra për ta zgjedhur, por taktizim. Por e rishpreh atë që thashë, ne i qëndrojmë besnik qëndrimit tonë që e votojmë një kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por kërkesa për konsultë që LVV-së t’i themi ‘a jeni të sigurt të degradoni institucionin për një kandidat që nuk i plotëson as kriteret bazike për këtë post’.
Por nëse LVV-ja vërtet konsideron që Dimal Basha është kandidati më i mirë që e kanë dhe që i përfaqëson qytetarët, ne do ta votojmë, edhe pse nuk besojmë që një gjë e tillë qëndron”, tha Krasniqi.
Magazina e mbushur me kanabis, drejtori i burgut të Rrogozhi...
36-vjetori i degës në Podujevë, Agim Veliu: LDK ka humbur li...
Haradinaj uron besimtarët myslimanë për Bajram
Sulmet iraniane rrisin çmimin e naftës, Evropa refuzon luftë...
Laporta beson te transferimi i Alvarezit: Barcelona plan për...
Gjesti reagon për herë të parë pas lirimit nga burgu