Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thënë se e ka pranuar me shqetësim njoftimin e 6 gazetarëve të RTK-së për largimin e tyre nga ekrani dhe emisionet që i drejtonin ata në Televizionin Publik.
AGK-ja e ka dënuar fuqishëm këtë vendim arbitrar të Menaxhmentit të RTK-së, duke thënë se paraqet një nivel të paprecedent të censurës në Transmetuesin Publik, teksa i ka bërë thirrje menaxhmentit të tërhiqet nga vendimi.
“AGK-ja e sheh veprimin e Menaxhmentit si ndëshkim ndaj 6 gazetarëve për punën e tyre profesionale, të pandikuar politikisht dhe për ngritjen e zërit për vonesën e pagave. Kjo është një dëshmi e re, të shqetësimit të ngritur me kohë nga AGK-ja, se Menaxhmenti aktual është vënë në shërbim të plotë të Qeverisë Kurti, dhe partisë politike në pushtet, Vetëvendosje. Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e fton Menaxhmentin që ta rishikojë dhe tërheqë këtë vendim, dhe t’ua mundësojë gazetarëve dhe redaktorëve të bëjnë punën e tyre në interest të publikut, pa ndikimin e vazhdueshëm politik”, thuhet në reagim.
AGK në njoftim ka thënë se do të përkrahë kolegët gazetarë në të gjithë hapat që ata do të ndërmarrin për të sfiduar këtë vendim të papranueshëm dhe të ndikuar nga politika.
LEXO EDHE:
Foniqi-Kabashi dhe kolegët përjashtohen nga emisionet në RTK, paralajmërojnë veprime ligjore
Osmani: Kosova do të vazhdojë të ecë përpara, e palëkundur n...
Zjarr shpërthen në një hotel luksoz në Alpet Franceze, evaku...
Dy të vrarë në Kiev teksa Rusia i vazhdon bombardimet në Ukr...
Aksioni në Malishevë, 50 komisionerë shoqërohen në polici pë...
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi