Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë ka ndaluar një shofer i cili në zonën me kufizim shpejtësie prej 60 km/h, është kapur duke lëvizur me shpejtësi prej 154 km/h.
Përmes pajisjes me laser për matjen e shpejtësisë, patrulla ka arritur ta ndalojë automjetin dhe, duke u bazuar në duke u bazuar në ligjin për rregullat e trafikut ndaj kundërvajtësit është shqiptuar një gjobë në shumë prej 300 euro, ndërsa si masë mbrojtëse i është ndaluar patentë-shoferi për një periudhë prej tre (3) muajsh.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e qarkullimit rrugor. Ngasja e kujdesshme e automjetit është detyrim ligjor dhe moral – për sigurinë tuaj dhe të të gjithë pjesëmarrësve të tjerë në trafik”, thuhet nw njoftim./Arbresh.info
Inter vazhdon serinë e fitoreve në Serie A, triumfon si mysa...
Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të i...
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...